“Po të të marr për grua, do të të…”/ Ja si i reagoi Dolce komentit të ndjekësit

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Dolce, vazhdon të mbetet një nga personazhet më të komentuar në rrjetet sociale.

E njohur gjerësisht për format e saj trupore bombastike dhe linjat mjaft seksi, ajo di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen e publikut.

Së fundmi, bukuroshja ka zhvilluar një mini-intervistë me ndjekësit e saj në Instagram përmes opsionit “Ask Me a Question”.

Ndër pyetjet e shumta, njëra prej tyre ka marrë të gjithë vëmendjen për shkak të komicitetit dhe dozës së ngacmimit.

“Po t’kisha marrë për gru, do t’kisha mbajt n’ballkon për inat t’komshijve,” – i ka shkruar një nga ndjekësit e saj.

Dolce nuk e ka lënë pa përgjigje këtë ngacmim epik.
Ajo e ka shpërndarë mesazhin në Instastory, duke e shoqëruar me disa emoji me të qeshura me lot, duke treguar se e ka marrë me mjaft sportivitet dhe humor këtë koment të veçantë