“Ajo që kur u nda body 10/10, ajo ka ndrru krejt disponimin, ex-i ta heqte shkëlqimin…” — ishin këto disa nga vargjet në projektin e ri muzikor të Olsi Bylykut, “EX”, që u komentuan gjerësisht në rrjet si një dedikim për ish-partneren Egli Tako.
Ndërkohë, nuk ka munguar reagimi i Egli Takos. Ajo ka ndarë në InstaStory një selfie, ku shfaqet e buzëqeshur dhe mjaft në formë, ndërsa ka etiketuar qendrën e bukurisë ku ka realizuar look-un e saj.
Edhe pse nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këngën e re të Olsit apo me aludimet që kanë pushtuar rrjetin, koha e publikimit të postimit ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

Shumë prej tyre e kanë interpretuar atë si një reagim indirekt pas zhurmës së krijuar nga vargjet e publikuara nga këngëtari.
Megjithatë, deri në këtë moment, Egli Tako nuk ka reaguar publikisht për projektin “EX” dhe nuk ka lënë të kuptohet se postimi i saj lidhet me ish-partnerin. Për rrjedhojë, çdo interpretim mbetet në nivel aludimesh nga ndjekësit në rrjetet sociale.
