Përplasja mes ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania 5”, Mirit dhe Rogertit, duket se është larg fundit. Pas deklaratave të Rogertit dhe reagimit të Mirit, ka ardhur një tjetër kundërpërgjigje në rrjetet sociale.
Gjithçka nisi disa ditë më parë, kur në një intervistë për “Pushime On Top”, Rogerti foli për marrëdhëniet e krijuara gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”. I pyetur për raportin me Mirin, ai u shpreh se ishte afruar me të vetëm për ta larguar nga çmimi i madh prej 100 mijë eurosh dhe për të favorizuar fitoren e Selin Bollatit.
Deklarata e tij solli reagimin e Mirit, i cili publikoi një fotografi në InstaStory të shoqëruar me mesazhin: “Dhelpra kur nuk i kapi rrusht sigurisht që ishte i prishur. Kështu që thuajeni me zë të lartë se kush ju çoi në finale se nuk është turp! Ps. T’fala nga 006-ta”.
Por sot, Rogerti ka reaguar sërish përmes një postimi në Instagram, i cili është interpretuar nga ndjekësit si një përgjigje indirekte ndaj Mirit.
Ai ndau një foto të shoqëruar me fjalët: “Ka dallim mes zhurmës dhe peshës. Lëre punën të flasë. Ride with us… or get left behind.”
Në postim shfaqet edhe një meme me mbishkrimin: “Bubi i Rogertit… K.A.P.O.S., rri urtë.”

Mbetet për t’u parë nëse kjo përplasje do të vijojë me reagime të tjera.
