Françeska Murati ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale pas publikimit të disa fotografive ku shfaqet pranë reperit të njohur amerikan Kanye West.
Postimi vjen vetëm pak pasi artisti mbajti koncertin e tij të parë në Shqipëri, një event që mblodhi mijëra fansa dhe u komentua gjerësisht edhe për faktin se u zhvillua në një periudhë kur vendi po përballet me protesta të vazhdueshme.
Mes gjithë vëmendjes që mori koncerti, në fokus përfundoi edhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”. Në fotografitë e publikuara në Instagram, Françeska shfaqet shumë pranë Kanye West në disa momente të ndryshme, duke nxitur reagime dhe komente të shumta nga ndjekësit.
Megjithatë, bëhet fjalë për imazhe të krijuara me inteligjencë artificiale (AI). Këtë e ka bërë të qartë vetë Françeska, e cila në postim ka vendosur etiketën “AI”, duke treguar se fotografitë nuk janë reale.

Pavarësisht kësaj, postimi është bërë viral në rrjetet sociale, me shumë përdorues që fillimisht i morën fotografitë si autentike, përpara se të vinin re detajin që sqaronte se ato ishin krijuar me inteligjencë artificiale.
