Pas muajsh aludimesh për një lidhje mes tyre, duket se raporti mes Ledri Vulës dhe Xhensila Myrtezajt ka marrë fund.
Një detaj që nuk u ka shpëtuar ndjekësve është se dy artistët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke shtuar dyshimet se kanë ndarë rrugët.
Prej disa kohësh, Ledri dhe Xhensila ishin përfolur për një romancë, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi asnjëherë publikisht. Megjithatë, afrimiteti i tyre dhe disa paraqitje së bashku ushqyen vazhdimisht zërat për një lidhje.
Heqja e ndjekjes në rrjetet sociale është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë se raporti mes tyre ka përfunduar, edhe pse deri më tani as Ledri Vula dhe as Xhensila Myrtezaj nuk kanë reaguar publikisht për këto aludime.

