Triumfi i shkrimtares dhe poetes së njohur Mimoza Ahmeti në edicionin e tretë të “Ferma VIP” u kthye në një nga ngjarjet më të përfolura të ekranit.
Mirëpo, përtej mbështetjes së madhe që mori nga publiku, ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në momentin kulminant kur u shqiptua emri i saj, ishte reagimi i saj tejet i përmbajtur.
Ndryshe nga fituesit e meparshëm të reality show-ve, të cilët zakonisht shpërthejnë në britma, lot apo një gëzim euforik, Moza u mjaftua vetëm me një buzëqeshje shumë të lehtë dhe një qetësi të admirueshme.
Ky qëndrim ngriti mjaft kuriozitet te ndjekësit, të cilët kanë dashur të dinë më shumë rreth asaj që ndjente fituesja në ato sekonda vendimtare në skenë.
Për t’u dhënë përgjigje pikëpyetjeve, Mimoza ka zhvilluar së fundmi një video live në profilin e saj në Instagram, ku ka folur hapur për përjetimin që pati pasi u shpall fituese dhe arsyen e vërtetë se pse zgjodhi të mos kalonte në ekstazë.
E pyetur drejtpërdrejt nga ndjekësit se përse ishte aq e përmbajtur, Moza u shpreh me sinqeritetin dhe filozofinë e saj karakteristike:
“Po sepse kur nje fiton, shoket merziten dhe kjo te fton fare. Doja te beja nje gje qe te kenaqeshin te gjithe, te ishin dhe ata te lumtur per fitoren time. Madje aty anash disa bertisnin per Visin, ca bertisnin per Sonin, per Ilirin sikur nuk bertiste njeri.”
