Vajza e Mimoza Ahmetit ndan foton e rrallë të nënës në vitet ’90

Një kujtim mjaft i veçantë nga familja e shkrimtares Mimoza Ahmeti ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.

Vajza e poetes, Luka, ka publikuar së fundmi një fotografi të rrallë bardhezi që daton nga viti 1990, ku shfaqet në krahët e mamasë së saj.

Imazhi nostalgjik, tipik i atyre viteve, përcjell një moment mjaft të ëmbël mes poetes dhe të bijës në fëmijërinë e saj.

Screenshot

Përveç kësaj fotografie, Luka ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit në Instagram edhe një pjesë nga krijimtaria e pasur e të ëmës.

Ajo ka postuar njërën nga poezitë më të njohura dhe më të veçanta të shkrimtares, të titulluar ‘Është çudi kur je femër’, duke sjellë sërish në vëmendje vargjet e ndjera të autores që po spikat së fundmi edhe me eksperiencën e saj televizive.

Screenshot