“Është shumë i mirë, por…” Rike Roçi në një lidhje, publikon foto me partnerin e saj

Rike Roçi ka reaguar ndaj aludimeve të fundit për jetën e saj private përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet krah një mashkulli, identitetin e të cilit ka zgjedhur ta mbajë të fshehtë.

Modelja ka shpërthyer ndaj komenteve në rrjet, duke ironizuar personat që thonë se është parë me partnerin në vende të ndryshme si New York, Tokyo, Maldive apo Vlorë.

Ajo u shpreh e revoltuar me historitë që krijohen online dhe i cilësoi ato si thashetheme pazari:
“Po si nuk treguat qoftë edhe një herë të vërtetën?! Vetëm thashetheme poshtë e lart dhe i paraqisni si fakte të kryera. Thashetheme pazari, vetëm për t’i dhënë zë ligësisë që mbani brenda”

Më tej, Rike ka ndarë edhe një detaj lidhur me personin që ka në krah, duke pranuar se diferenca në moshë mes tyre është e konsiderueshme, ndonëse nuk e sheh si problem:

“Ne kemi një moshë dhe ai është shumë, pooooo shumë i MIRË. Por nuk jua tregoj se keni sy”.

Në mbyllje të reagimit, modelja u ka kërkuar kritikëve të ndalojnë komentet dhe të merren me jetën e tyre, duke bërë të qartë se nuk ndikohet nga lajmet që qarkullojnë.