Një video që po qarkullon me shpejtësi në TikTok dhe në platforma të tjera sociale pretendon se është mbyllur adresa “Pre.Ent_”.
Bëhet fjalë për hapësirën online ku ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Mateo Borri, ishte angazhuar si imazh kryesor në rolin e “Brand Ambassador”.
Mungesa e papritur e kësaj faqeje në rrjet ka nxitur diskutime dhe komente të shumta mes ndjekësve, të cilët po e cilësojnë këtë situatë si një tjetër zhvillim negativ për Mateon.

Deri më tani, as Mateo dhe as drejtuesit e platformës nuk kanë nxjerrë një njoftim për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një problem teknik të përkohshëm apo për një mbyllje definitive të bashkëpunimit mes palëve.
