Indri eleminohet nga Ferma/ A do të ketë takim mes tyre? E zbulon Vanesa!

Vanesa Sono ka folur për herë të parë lidhur me letrën e ndarjes që Indriti dërgoi dhe që u lexua publikisht gjatë spektaklit Prime në “Ferma VIP”.

E ftuar në emisionin “Andale”, ajo ka sqaruar nëse do të ketë një përballje apo takim mes tyre jashtë ambienteve të programit televiziv.

E pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë për një takim të mundshëm me Indritin, Vanesa u shpreh:

Letra e dha sqarimin e vet dhe nuk e di çka më për t’u thënë.”

Gjatë intervistës, ajo u pyet gjithashtu për tre personat me të cilët nuk dëshiron të ketë më asnjë kontakt pas përfundimit të përvojës në “Ferma VIP”.

Mes emrave të përmendur, Vanesa veçoi edhe Indritin, duke konfirmuar në këtë mënyrë mbylljen definitive të çdo mundësie komunikimi apo sqarimi mes tyre.

Vendimi i Indritit për t’i dhënë fund marrëdhënies erdhi vetëm pak ditë pas eliminimit të Vanesës nga loja.

Gjatë qëndrimit në fermë, ai u afrua menjëherë me njërën nga banoret e reja, Klevisën, ndaj së cilës shprehu pëlqim hapur duke pranuar se kjo tërheqje kishte qenë edhe një nga faktorët kryesorë që ndikoi në ndarjen nga Vanesa.