Ç’ndodhi pas Prime? Fermerët shqetësohen për Zhakun (Video)

Mbrëmja e djeshme e spektaklit Prime në “Ferma VIP” ka qenë e ngarkuar me debate dhe eliminime, ku spikati edhe vendimi i Indritit për të ndërprerë garën pas nominimit kokë më kokë me Klevisën.

Megjithatë, situata ka mbetur e tensionuar edhe pas mbylljes së transmetimit direkt, për shkak të një incidenti me Zhakun.

Pas përfundimit të spektaklit, Zhaku ka konsumuar pije alkoolike dhe ka filluar të bëjë disa lëvizje të pakontrolluara nëpër shtëpi.

Ky qëndrim ka vënë në lëvizje dhe ka shqetësuar pjesën tjetër të fermerëve, të cilët kanë frikësuar se ajo mund të rrëzohej apo të lëndohej nga pakujdesia.

Të pranishmit janë ngritur menjëherë për të kontrolluar gjendjen e saj fizike. Pasi u siguruan që Zhaku ishte mirë banorët janë qetësuar dhe situata brenda fermës i është rikthyer normalitetit.