Një udhëzim i ri i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili parashikon ofrimin falas të terapisë hormonale për personat transgjinorë në sistemin publik shëndetësor, ka nxitur reagime të shumta në rrjet.
Pas trajtimit të kësaj teme në emisionin “Top Story”, modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, ka shpërndarë një qëndrim mjaft kritik në llogarinë e saj në Instagram, duke u shprehur e shokuar nga ky vendim.
Përmes disa postimeve të njëpasnjëshme, Sara ka vënë në pikëpyetje prioritetet e sistemit shëndetësor në Shqipëri, duke bërë një krahasim me mungesat e mëdha që vuajnë pacientët e tjerë.
Ajo ka theksuar se është e pakuptimtë që buxheti i shtetit dhe taksat e qytetarëve të shkojnë për këtë qëllim, ndërkohë që vendi ende nuk u siguron dot trajtime dhe ilaçe falas pacientëve që vuajnë nga kanceri apo atyre që kanë nevojë për dializë.
Sipas saj, ky vendim është krejtësisht i panevojshëm në një kohë kur pavionet e spitaleve janë në gjendje të rëndë dhe me myk, urgjencat nuk kanë shtretër të mjaftueshëm apo serum kundër helmit të gjarpërinjve, dhe pacientët e onkologjikut vdesin më përpara nga stresi sesa nga vetë sëmundja.
Ajo shtoi se një vendim i tillë kaq delikat, që prek edhe moshën 14 apo 16-vjeçare, do të duhej të paktën të kalonte për votim në Parlament e të merrej mendimi i komunitetit, përpara se të kthehej në një urdhër zyrtar.

Screenshot

Screenshot

Screenshot

Screenshot
