Gjatë një bisede të sinqertë me Mimoza Ahmetin në ambientet e “Ferma VIP”, Indri ka ndarë disa detaje tejet private nga rinia e tij, duke u ndalur te historia e dashurisë së parë.
Ai ka treguar për një vajzë që e kishte pasur në klasë në moshën 18-vjeçare, të cilën e përshkroi si “princeshën e shkollës” – një balerinë e bukur nga një familje mjaft e njohur.
Indri kujtoi momentin e tyre të parë të afrimitetit, duke treguar se teksa studionin bashkë, ajo e kishte puthur e para.
Ky veprim e kishte shtangur atë kohë, pasi nuk mendonte se do të përzgjidhej nga një vajzë që pëlqehej nga e gjithë shkolla. Lidhja e tyre, zgjati një vit e gjysmë.
Megjithatë, marrëdhënia mori fund për shkak të një gabimi të tij. Indri pranoi hapur para Mozës se në atë moshë iu rrit mendja dhe e tradhtoi partneren e tij me një vajzë tjetër nga shkolla përballë.
Ai shprehu pendesë për atë veprim të moshës 18-vjeçare, duke shtuar se nëse nuk do të kishte bërë atë tradhti, mbase do të ishte ende me të edhe sot e kësaj dite.
