Aludimet për përfundimin e romancës mes Mateo Borrit dhe Brikenës duket se po konfirmohen nga dëshmi të reja.
Pas fshirjes së fotove dhe veprimit “unfollow” në rrjetet sociale, detaje konkrete mbi atë që ka ndodhur mes dyshes kanë mbërritur nga një dëshmitar okular në kryeqytet.
Një fqinj i çiftit në pallatin ku ata qëndronin në Tiranë ka zbuluar prapaskenat e një debati apo ndarjeje të mundshme që ka ndodhur pasditen e së enjtes.
Sipas dëshmisë së tij, rreth orës 16:00, Brikena është parë duke hyrë e dalë disa herë nga banesa e Mateos për të bërë gati gjërat e saj personale.
Gjatë kësaj kohe, Mateo ka qëndruar gjatë gjithë kohës në ballkon duke pirë cigare, pa pasur asnjë komunikim apo ndihmë ndaj saj.
Fqinji shton se pas rreth gjysmë ore, pranë pallatit ka mbërritur një taksi, shoferi i së cilës ka ndihmuar Brikenën për të zbritur çantat e shumta, ndërsa Mateo nuk ka lëvizur nga ballkoni deri në largimin e plotë të mjetit.
Kjo dëshmi përforcon edhe më shumë zërat se marrëdhënia mes tyre është mbyllur në mënyrë të ftohtë dhe pa rrugë kthimi.
