Kërkimi për 10 mijë eurot e groposura nga Agai ka ndezur menjëherë dinamikat në “Ferma VIP”, dhe i pari që ka hedhur dyshimet e forta se e ka zgjidhur këtë mister është Ilir Shaqiri.
Balerini ka trazuar sërish ujërat brenda shtëpisë, duke lënë të nënkuptohet se shuma e majme e parave mund të jetë zbuluar prej tij.
Gjatë një komunikimi me konkurrentët e tjerë, Iliri ka përdorur një ton misterioz dhe deklarata e tij i ka vendosur të gjithë në pikëpyetje: “Kam një surprizë për ju, të paparë. Do e merrni vesh kur të shkoni te stallat. Ju vazhdoni gërmoni.”
Kjo fjali ka krijuar menjëherë konfuzion të madh te fermerët, të cilët kanë mbetur të dyshimtë mbi vërtetësinë e situatës.
Aktualisht, nuk ka ende një konfirmim zyrtar nëse Iliri e ka gjetur vërtet vendndodhjen e saktë të parave të groposura te stallat, apo nëse po përdor një bllof strategjik për të ngatërruar banorët e tjerë dhe për t’i bërë ata të dorëzohen nga kërkimet e tyre.
Gjithçka pritet të qartësohet në orët në vijim ose gjatë spektaklit të radhës.
