Upss/ Letra e ndarjes, Vanesa godet Indrin përmes Vis Pupës

Ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Vanesa, ka reaguar në mënyrë të tërthortë pas letrës publike ku Indri njoftoi mbylljen e historisë së tyre të dashurisë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka shprehur qëndrimin e saj ndaj vendimit dhe deklaratave të tij që u lexuan gjatë spektaklit Prime.

Në letrën e tij, Indri u shpreh se ditët e distancës e kishin bërë të ndiente liri dhe jo mungesë, duke thënë se disniveli i ndjenjave mes tyre ishte bërë më se i qartë në largësi dhe se historia nuk kishte të ardhme.

Në vend të një deklarate të drejtpërdrejtë, Vanesa ka zgjedhur t’i përgjigjet këtij vendimi duke ripostuar një sekuencë të shkëputur nga emisioni.

Në të shfaqet aktori Elvis Pupa, i cili gjatë qëndrimit në fermë bënte një analizë të mprehtë mbi sjelljen e Indrit:

“Gjithë mashtruesat kanë me vujt në këtë jetë, në këtë dynja. Gjithë manipulatorët kanë me vujt… se vujn, e sheh. Se e varin jetesën e vet te manipulimi i të tjerëve.”

Ndonëse ish-banorja nuk ka bërë një koment të hapur me emra, përzgjedhja e këtyre fjalëve tregon qartë zhgënjimin e saj ndaj ish-partnerit, për të cilin kishte lënë edhe lidhjen e saj të mëparshme jashtë.