Për shtatzëninë e saj të dytë, Dafina Zeqiri merr surprizën e veçantë nga Selin dhe Gimbo

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një dhuratë të pranuar nga fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, dhe partneri i saj, DJ Gimbo.

Çifti e ka uruar artisten për shtatzëninë e saj të dytë përmes një buqete me lule dhe një kartoline me një mesazh të përzgjedhur.

Në urimin e shkruar për Dafinën shkruhej:
Coolest mamma in town!!! Shumë urime edhe shtatzëni të mbarë. Puthe Daskan nga ne dhe kujdesu për veten… much loveee Selin & Gimbo”.

Kjo surprizë vjen pak kohë pasi Dafina Zeqiri zbuloi publikisht se është në pritje të fëmijës së dytë.

Lajmin e ëmbël ajo e dha gjatë koncertit të saj “Supernova” në Tiranë, ku tregoi se djali i saj i parë, Daskani, do të bëhet me një vëlla ose motër.

Gjatë performancës, këngëtarja u shpreh me humor se kishte kënduar “vetë e dyta”, duke shtuar me batutë se bashkë me partnerin e saj, Kreshnik Gjergjin, po bëjnë një skuadër futbolli.