Një fëmijë i dytë në familjen e Loredanës dhe Adeyemit?

Reperja Loredana Zefi ka nxitur diskutime te ndjekësit lidhur me mundësinë e zgjerimit të familjes me partnerin e saj, futbollistin Karim Adeyemi.

Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në TikTok, ajo ka ndarë momente nga përditshmëria e tyre, ku lojtari shfaqet në ambientet e shtëpisë në një raport mjaft të afërt me vajzën e saj, Hanën.

Vëmendjen kryesore e ka marrë përshkrimi që Loredana ka përzgjedhur për këtë postim.

Ajo ka shkruar në gjermanisht: “Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, një fjali që është komentuar nga ndjekësit si një tregues i planeve të çiftit për të pasur një fëmijë së bashku në të ardhmen.