“Ka cënuar frymën e formatit”/ E pëson edhe Moza: Agai merr këtë vendim të ashpër ndaj saj

Pas penalizimit të Ilir Shaqirit, produksioni i “Ferma VIP” ka marrë një tjetër vendim të ashpër, këtë herë ndaj Mimoza Ahmetit dhe Zhakut.

Gjatë spektaklit, moderatorja Arbana Osmani ka lexuar zarfin e radhës nga Agai, i cili ka vendosur të dënojë dy konkurrentet për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të rregullores.

Sipas njoftimit zyrtar, sfidat, rregullat dhe detyrat e caktuara nuk janë zgjedhje personale, por pjesë e detyrueshme e lojës. Refuzimi i vazhdueshëm i tyre nga ana e Mozës dhe Zhakut ka cenuar frymën e formatit, duke sjellë izolimin e tyre të menjëhershëm në ambientet e fakirit.

“Fermerë, sfidat, rregullat dhe detyrat e caktuara nga Agai nuk janë zgjedhje personale. Ato janë pjesë e detyrueshme e jetës dhe lojës në fermë. Refuzimi i vazhdueshëm për të marrë pjesë në sfida, mosrespektimi i detyrave të përcaktuara, cenon frymën e formatit dhe rregullat mbi të cilat funksionon kjo eksperiencë televizive.

​Për këtë arsye, Agai ka vendosur të dërgojë tek fakiri Mozën dhe Zhakun. Por, rregullat do të jenë akoma më strikte se më parë. Deri të premten, Moza dhe Zhaku do të duhet të qëndrojnë tek fakiri, duke mos pasur asnjë kontakt me fermerët e tjerë, përveç pjesës së sfidave të përcaktuara nga Agai.

​Por kujdes! Zhaku dhe Moza gjatë qëndrimit tek fakiri nuk kanë të drejtë të komunikojnë me asnjë prej fermerëve të tjerë. Gjatë sfidave do të duhet të komunikojnë vetëm për sfidën dhe për asnjë arsye tjetër. Nëse dikush nga fermerët e tjerë komunikon me to, rrezikon përjashtimin nga ferma”, thuhej në zarf.

Produksioni ka dhënë një paralajmërim të prerë edhe për pjesën tjetër të kastit.

Nëse ndonjë nga fermerët tenton të komunikojë apo të thyejë izolimin e dy konkurrenteve, rrezikon automatikisht përjashtimin e menjëhershëm nga gara.