E zbulon Arbana: Ja kur është data e finales së Ferma VIP 3!

Mbrëmja e spektaklit Prime ka sjellë një tjetër njoftim të rëndësishëm për banorët e “Ferma VIP”, duke përcaktuar zyrtarisht afatin e mbetur të qëndrimit të tyre në garë.

Pasi komunikoi dënimin e Ilirit dhe sfidën e parave të fshehura, moderatorja Arbana Osmani ka zbuluar datën se kur do të mbahet finalja e madhe e këtij edicioni.

Sipas vendimit të Agait, i cili lidhet edhe me dinamikat dhe ngjarjet e fundit brenda fermës, spektaklit po i vjen fundi më shpejt nga sa pritej.

Arbana u komunikoi fermerëve se gara do të mbyllet pas rreth tre javësh, duke saktësuar se nata finale do të transmetohet live më 15 qershor.

Ky lajm ka sjellë reagime mes konkurrentëve, me Romirin që u shpreh se “do të donim të vazhdonte akoma”.

Tashmë konkurrentët duhet të rregullojnë strategjitë e tyre për javët e mbetura, duke ditur se numërimi mbrapsht për çmimin e madh ka filluar zyrtarisht.