Një ditë pasi njoftoi ekskluzivisht në emisionin “She’s on Top” se ajo dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të dytë, Sara Gjordeni ka thyer heshtjen përmes një postimi në rrjetet sociale.
Pasi mori urime të panumërta në Instagram, ish-banorja e BBVIP3, ka ndarë me ndjekësit detajet e para mbi këtë pritje të ëmbël.
Sara pranoi se kjo shtatzëni e dytë po rezulton disi më e vështirë për të sa i përket simptomave fizike, ndonëse konfirmoi se foshnja është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
“Bebi është shumë mirë, por është një shtatzëni të cilën nuk do e konsideroja aspak të lehtë sa i përket simptomave të mia,” u shpreh ajo, duke falënderuar publikun që e bëri të qajë nga dashuria me mesazhet e tyre.
Mes të tjerash, ajo ka sqaruar edhe zërat që kanë qarkulluar menjëherë në rrjet se vajza e tyre, Nea, do të bëhet me një motër.
Sara theksoi se thashethemet për gjininë nuk janë të vërteta, pasi as ajo dhe as Bardhi nuk e dinë ende nëse do të jetë djalë apo vajzë.
Ajo premtoi se këtë detaj do ta zbulojnë vetëm atëherë kur të jenë gati.

