Ish-konkurrenti i eliminuar në ditët e para të “Ferma VIP”, Akili, ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke marrë shkas nga përplasja e fundit mes Ilir Shaqirit dhe Mimoza Ahmetit.
Ai ka hedhur hije dyshimi mbi standardet që produksioni përdor për ndëshkimin apo eliminimin e banorëve, duke kujtuar arsyet që iu dhanë atij për largimin nga gara.
Sipas Akilit, argumentet e produksionit për sjelljen e tij nuk qëndrojnë, pasi situatat e fundit brenda fermës kanë treguar tone dhe ofendime shumë më të rënda, për të cilat nuk është marrë ende asnjë masë.
Përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, Akili ka ironizuar hapur ato që i janë thënë nga drejtuesit e emisionit: “Nuk qënka as sëmundje as dobësi, siç më than ato atje”.
Në një tjetër shkrim të shpërndarë po prej tij, ai ka shpjeguar gjendjen emocionale gjatë debateve të forta televizive, duke dhënë edhe një mesazh për ata që tentojnë të sfidojnë banorët në momente tensioni:
“Nëse një person fillon të dridhet gjatë debatit, mos e ngatërro me dobësi. Ai është në limit, adrenalina i ka marrë kontrollin dhe çdo fjalë mund të kthehet në shpërthim. Prandaj nëse do zgjuarsi mos e sfido në atë gjendje.”
