“Qaja kur e shkruaja”/ Gjesti flet për këngën dedikuar vëllait: Nuk kam forcë ta dëgjoj…

Pas një shkëputjeje të gjatë dhe të dhimbshme nga skena muzikore, rikthimi i Gjestit u shënua nga një projekt mjaft prekës.

Kënga e tij e titulluar “Memories” erdhi si një dedikim i drejtpërdrejtë për vëllain e tij të vogël, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident rrugor.

Gjatë intervistës së tij të fundit në “Goca dhe Gra”, artisti ka ndarë me publikun prapaskenat e dhimbshme të krijimit të këtij projekti.

Ai pranoi se procesi i shkrimit të vargjeve ka qenë një sfidë e jashtëzakonshme emocionale, e shoqëruar me lotë të pandalur.

Megjithatë, ajo që i ka prekur më shumë ndjekësit është fakti se Gjesti ende nuk e ka gjetur forcën për t’u përballur me krijimin e tij pas publikimit.

Për shkak të gjendjes së rënduar të ankthit dhe plagës që mbetet ende e hapur, ai zgjedh ta shmangë dëgjimin e këngës në përditshmëri.

Lidhur me këtë përjetim, këngëtari u shpreh me fjalët:

Qaja kur shkruaja këngën për vëllain. Por nuk kam forcë ta dëgjoj. Edhe kur më del në telefon mundohem ta heq shpejt se më kap ankthi. Dhe sa herë shoh ndonjë tragjedi më gjuan zemra.