Për ju që e humbët, ja kush u eliminua mbrëmë nga Ferma VIP

Reality show “Ferma VIP” ka ndezur motorët e muajit të tretë që nga nisja e transmetimit, duke sjellë përherë e më shumë debate, aleanca të reja dhe rrotullime të papritura të fatit për konkurrentët.

Mes këtyre dinamikave intensive dhe ngarkesës emocionale të garës, mbrëmja e djeshme ka shënuar një tjetër stacion të rëndësishëm: largimin e një prej konkurrentëve.

Në një sfidë televizive të fortë, televotimi e vuri përballë Blerinës. Pas numërimit të votave të publikut, ishte Henri ai që la përfundimisht rrethimin e fermës, duke ndërprerë kështu në mes rrugëtimin e tij drejt çmimit të madh.

Ndonëse me keqardhje për ndërprerjen e garës në këtë pikë, Henri ka ruajtur pozitivitetin. Me të mbërritur në studion live të spektaklit përballë moderatores dhe opinionistëve, ai bëri një bilanc të shkurtër të qëndrimit të tij, duke u shprehur se kjo aventurë do të mbetet gjatë në memorien e tij si një nga eksperiencat më të bukura dhe më të veçanta të jetës.