Gara brenda “Ferma VIP” po bëhet çdo ditë e më e ashpër, por akuzat më të rënda këtë herë nuk kanë ardhur nga konkurrentët e izoluar, por nga studioja e analizës.
Aktori dhe opinionisti i “Ferma Club”, Albano Bogdo, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke vënë në shënjestër të drejtpërdrejtë produksionin e spektaklit dhe njërën prej fermereve, Blerinën.
Sipas Albanos, ekziston një material filmik, ku Blerina ka përdorur një gjuhë të papranueshme. Ai ka shprehur pakënaqësinë e tij për standardet e dyfishta që, sipas tij, po përdoren në ndëshkimin e banorëve, duke marrë si shembull penalizimin e shpejtë që iu bë Ola Elezajt përpara se të eliminohej.
Lidhur me këtë situatë që po trazon prapaskenat e formatit, Albano u shpreh pa doreza:
“Unë nuk e di pse e fsheh produksioni. Blerina duhet të ishte përjashtuar për atë klipin e famshëm që ka dalë. Që shan me fjalor banal. Të gjithë kemi temperament por kjo s’domethënë që kur bëjmë gabime të pafalshme… Për çfarë e nxorën televotim Olën? Ishte goca më e bukur e fermës, tha një fjalë direkt televotim do qëndrojë apo jo.”
Siç ishte e pritshme, kjo deklaratë ka marrë menjëherë një jehonë të madhe në rrjetet sociale, por vëmendjen më të madhe e ka rrëmbyer reagimi i vetë ish-fermeres, Ola Elezajt.
E prekur drejtpërdrejt nga ky krahasim, Ola nuk ka preferuar të shkruajë deklarata të gjata, por ka zgjedhur një rrugë më të shpejtë për të treguar se është plotësisht dakord me opinionistin.

Ajo ka bërë menjëherë ripostim videon e Albanos në profilin e saj zyrtar, duke treguar hapur se edhe ajo ndan të njëjtin mendim për trajtimin e pabarabartë dhe “fshehjen” e gabimeve të Blerinës nga ana e produksionit.
