Ola dhe Adioni martohen në shtator? Modelja nxjerr “sekretin”?

Një koment i fundit në Instagram ka bërë që rrjeti të shpërthejë sërish me aludime për marrëdhënien mes Olës dhe Adionit.

Gjithçka nisi pasi Adioni publikoi një video nga provat me grupin muzikor, ku shkruante: “Koha e dasmave po vjen. Provat me grupin nuk ndalen”.

Në komente, Ola e pyeti me humor: “N’Shtator a jeni?”

Kjo u interpretua menjëherë nga ndjekësit si një tjetër “thumb” për planet e tyre të afërta.