Pasi ka lënë garën, Adioni vazhdon të mbetet një zë aktiv dhe reagues ndaj dinamikave që zhvillohen pa të.
Së fundmi, ai ka zgjedhur platformat digjitale për të lëshuar një ironi, e cila nga ndjekësit është lexuar si një “shigjetë” e qartë drejt Mozës dhe konkurrentëve të tjerë.
Përmes një imazhi të publikuar në llogarinë e tij personale në Instagram, ish-protagonisti ka vënë në pikëpyetje peshën dhe ndikimin e atyre që ende vazhdojnë rrugëtimin televiziv, duke e krahasuar me jehonën e largimit të tij.
“Ma shum vrehet mungesa jem se prezenca “tonve”” shkruan ai.

Ky qëndrim i shkurtër ka mjaftuar për të ndezur diskutimet në rrjet, duke nënkuptuar se sipas Adionit, boshllëku që ai ka lënë pas po bën më shumë zhurmë sesa vetë prania dhe veprimet e lojtarëve të mbetur në lojë.
