Shokon Akili, zbulon skenaret e Ferma VIP: Ja ç’do t’i ndodhë Mozës shumë shpejt

Ish-banori i “Ferma VIP”, Akili, ka lëshuar një tjetër “bombë” në rrjetet sociale, duke ngritur dyshime dhe akuza shumë të rënda ndaj vërtetësisë së spektaklit.

Pasi foli hapur për prapaskenat e menaxhimit të rrjeteve sociale të Mimoza Ahmetit, këtë herë ai ka shkuar edhe më tej, duke pretenduar se i gjithë formati është i paracaktuar.

Në një deklaratë të fundit që ka bërë xhiron e rrjetit, Akili shprehet me bindje të plotë se ka parë me sytë e tij skenarin e lojës, të shkruar e të detajuar në një letër.

Për të shuar kuriozitetin e ndjekësve, ai ka zbuluar paraprakisht se cili do të jetë fati i shkrimtares së njohur brenda shtëpisë, duke theksuar se produksioni po e përdor atë vetëm për të mbajtur shikueshmërinë.

Unë e di skenarin krejt. Sa i përket Mozës, Moza ka me hup në një sfidë dhe ka me dal, kanë me e nxjerr, por pak para finales se u duhet audienca. Në një copë letër e kam parë krejt se çfarë do ndodhi deri në fund,” – ka deklaruar ai.

Mbetet për t’u parë nëse kjo “profeci” apo skenar i zbuluar nga Akili do të dalë i vërtetë në javët në vijim, apo nëse është thjesht një deklaratë e nxitur nga pakënaqësitë e tij pas eliminimit nga gara.