Rozana befason me veprimin për gruan e Kreshës

Rikthimi i vëmendjes te dyshja dikur shumë e komentuar, MC Kresha dhe Rozana Radi, pas përballjes së tyre të fundit televizive, ka sjellë zhvillime të reja që nuk u kanë shpëtuar syve të publikut.

Gjatë kësaj jave, veprimet e Rozanës në rrjetet sociale kanë nxitur kureshtjen e ndjekësve, duke dëshmuar se raportet e së shkuarës kanë mbetur pikërisht aty, në të shkuarën.

Së fundmi, këngëtarja ka bërë një gjest mjaft mbështetës në llogarinë e saj në TikTok, duke filluar të ndjekë faqen zyrtare të “Meraki”, markës që menaxhohet nga bashkëshortja e reperit, Erzina.

Për të shtuar edhe më shumë dozat e nostalgjisë, krahas këtij veprimi, Rozana ndau me ndjekësit e saj edhe një video nga dueti i tyre i njohur, “Jaba Daba Du”.

Ky detaj i papritur nuk kaloi në heshtje, dhe pikërisht për këtë u pyet vetë Erzina gjatë kësaj fundjave në rubrikën “Koment për Koment” në emisionin “Prive By Liberta Spahiu”.

Me një qasje mjaft elegante dhe plot sportivitet, bashkëshortja e MC Kreshës e komentoi situatën pa asnjë kompleks.

Ajo shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen që Rozana po i jep biznesit të saj dhe theksoi me qetësi e pjekuri se të dyja janë gra të pavarura, duke e bërë të qartë se mes tyre nuk ka vend për asnjë lloj keqkuptimi apo inati.