Fabjola vihet në dijeni për urrejtjen në rrjet, ky është reagimi i saj i fortë

Menjëherë pas eliminimit nga “Ferma VIP” me vendim të publikut, Fabjola Elezaj i është rikthyer jetës reale dhe ka marrë në dorë telefonin e saj.

Ish-banorja është njohur tashmë me përmasat e reagimit dhe komenteve negative në rrjetet sociale pas incidentit dhe ofendimit ndaj moderatores Arbana Osmani.

Në një përpjekje për të adresuar këtë valë gjykimi publik dhe për të treguar anën e saj njerëzore, Ola ka zgjedhur të reagojë. Ajo ka rishpërndarë në Instastory-n e saj disa mesazhe mbështetëse dhe domethënëse që duket se reflektojnë gjendjen e saj aktuale.

Në njërin prej postimeve, i cili thekson peshën e të gabuarit në sy të të gjithëve, shkruhet:
Të gjithë gabojmë. Disa gabime ndodhin në heshtje, disa para gjithë publikut. Por një moment i vështirë nuk duhet të fshijë gjithë atë që je si njeri. 🤍”

Në një tjetër Instastory të rishpërndarë, që vjen si një dedikim i gjatë inkurajues për të mos u dorëzuar përballë kësaj situate, thuhet ndër të tjera:

Sot ndoshta të hoqën nga gara dhe e di që kjo mund të të ketë mërzitur shumë… Për ne je fituese, sepse ke pasur guximin të hysh në garë, të përballesh dhe të japësh më të mirën tënde… Mos e lër një ditë të vështirë të të bëjë të dyshosh te vetja. Gjithçka që ke mësuar, gjithçka që ke dhënë dhe çdo hap që ke bërë deri këtu kanë vlerë… Mbaje kokën lart. Merr frymë, jepi kohë vetes dhe vazhdo përpara.”

Këto postime tregojnë qartë qëndrimin e Olës pas stuhisë mediatike: një pranim i faktit që ka gabuar botërisht, por njëkohësisht një apel i fortë për të mos lejuar që një moment dobësie të fshijë identitetin dhe vlerat e saj si njeri.