E fundit: Shumë persona do të përballen me padi për çdo shpifje ndaj Mimoza Ahmetit (FOTO)

Familjarët e poetes Mimoza Ahmeti kanë reaguar publikisht me tone të ashpra pas deklaratave dhe aludimeve që po qarkullojnë në rrjet gjatë qëndrimit të saj në Ferma VIP.

Përmes një postimi, ata shprehen se prej momentit kur Mimoza u bë pjesë e formatit televiziv, është kthyer në objekt sulmesh, shpifjesh dhe “historish të fabrikuara” nga persona që, sipas tyre, nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën.

Në reagimin e tyre, familjarët theksojnë se çdo ditë po publikohen deklarata të reja vetëm për vëmendje, klikime dhe interesa personale, duke kaluar sipas tyre çdo kufi njerëzor dhe moral.