Debatet e forta dhe fjalori i përdorur së fundmi ndaj shkrimtares Mimoza Ahmeti brenda “Ferma VIP” kanë sjellë reagimin e familjarëve të saj.
Krenar Ahmeti, djali i xhaxhait të Mozës, ka ndarë qëndrimin e familjes lidhur me këtë situatë gjatë një interviste të dhënë për “Dritare TV”.
Ai theksoi se kundërshtitë në kuadër të lojës janë të pranueshme, por kalimi i kufijve drejt denigrimit të figurës dhe cenimit të dinjitetit përbën një vijë të kuqe për ta.
Për të adresuar këtë shqetësim, ai zbuloi se familja ka marrë masa duke kontaktuar drejtpërdrejt me drejtuesit e programit televiziv.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh qartë mbi parimet e familjes së tyre: “Le ta shajnë, të bëjnë sa të duan, por jo denigrimi është… shiko, ne si fis mund të të lejojmë të na vrasësh, por mos më prek në dinjitet. I kam pikë të dobët artistët.”
Lidhur me masat e marra dhe reagimin e produksionit pas komunikimit, Krenar Ahmeti zbuloi edhe përgjigjen e marrë nga stafi:
“Reaguam institucionalisht (I kontaktuam). ‘Patjetër’ thanë, ‘do ta kemi parasysh’.”
