Në mes të zhurmës mediatike dhe tensioneve të ditëve të fundit që kanë përfshirë formatin “Ferma VIP”, Arbana Osmani ka gjetur momentin për të festuar një ditë shumë të rëndësishme personale: ditëlindjen e partnerit të saj, regjisorit Eduart Grishaj.
Përmes llogarisë së saj në Instagram, moderatorja ka ndarë një album me momente romantike dhe familjare, por vëmendjen më të madhe e ka marrë mbishkrimi i zgjedhur për këtë rast.
Krah një fotografie ku dyshja shfaqet e përqafuar buzë një liqeni, Arbana ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen qetësia ime pas çdo stuhie. Të duam pafund ❤️”

Fjala “stuhi” nuk duket aspak një zgjedhje e rastësishme në këtë moment. Ky dedikim i ndjerë është lexuar nga ndjekësit si një referencë e tërthortë e situatës së rënduar të krijuar nga Fabjola Elezaj gjatë transmetimeve të fundit.
Ky postim i moderatores vjen vetëm pak orë pasi vetë Eduarti bëri një reagim të gjatë publik.
Regjisori sqaroi përzgjedhjen e Olës në garë, ndërsa i doli në mbrojtje të hapur Arbanës, duke theksuar se reagimi i saj në studio ishte njerëzor dhe se ajo ka ndryshuar qasjen e prezantimit në vendin tonë.
