Gjatë një deklarate të dhënë së fundmi për televizionin “Vizion Plus”, Adelina Puka, nëna e Adionit, ka mbajtur një qëndrim rreth dinamikave të fundit dhe fjalorit të përdorur nga i biri kundrejt Mimoza Ahmetit në Ferma VIP.
Përmes këtij prononcimi, ajo i ka përcjellë një ndjesë zyrtare familjes së shkrimtares.
Duke theksuar mospajtimin e familjes me gjuhën e përdorur, ajo u shpreh: “Dua që në emër të familjes të kërkoj falje publike për mënyrën e sjelljes dhe mënyrën e shprehjes se si u sjell Adioni. Nuk jemi ndjerë mirë për ato shprehje, është e pahijshme, por është akumuluar situata dhe në fund shpërtheu me një shprehje të pahijshme”.
Në fun shtoi: “Më vjen keq shumë dhe kisha desht me i kërku falje dhe familjes së Mozës.”
