Indri flet hapur pas daljes nga Ferma VIP: A do rikthehet me Vanesën?

Pas largimit nga “Ferma VIP”, Indri ka qenë i ftuar në “Ferma Club”, ku është përballur me pyetjet rreth jetës së tij private dhe mundësisë së një rikthimi me Vanesa Sonon.

Moderatori Florian Agalliu e ka pyetur drejtpërdrejt nëse ka gjasa të pendohet për letrën e ndarjes që dërgoi brenda shtëpisë dhe të tentojë një ribashkim.

Indri ka përjashtuar çdo mundësi për të rregulluar raportet, duke bërë të qartë se përpara se të merrte atë vendim, ka qenë plotësisht i vetëdijshëm për gjithçka:

“Jo jo nuk ka… Në momentin që unë e kam shkruar atë letër, jam ekspozuar në atë mënyrë duke e ditur shumë mirë edhe pasojat që mund të kishte ajo zgjedhja ime.”

Kjo deklaratë vjen pasi edhe vetë Vanesa, në një intervistë të dhënë së fundmi, konfirmoi se për të nuk ka më vend për diskutime apo sqarime, duke treguar se historia mes tyre ka marrë fund në mënyrë definitive për të dyja palët.