Realizohet dëshira e vajzave/ Kush është fermeri më i ri që u bë pjesë e Ferma Vip 3

Mbrëmja e djeshme e Ferma Vip3 ka qenë e mbushur plotë emocione, surpriza dhe takime.

Por katër nga vajzat Moza, Malbora, Soni dhe Blerina në deklarata të ndryshme, kanë shprehur dëshirën për të pasur hyrje të reja, e më konkretisht djalë.

Kjo dëshirë e vajzave u plotësua: Henri Rrufa është bërë pjesë e Ferma Vip.

Henri është një emër i njohur në media. Ai ka qenë kampion kombëtar për 8 vite radhazi në qitje. Ai gjithashtu është fitues i medaljes së bronztë në kampionatin botëror në Kajro të Egjiptit.

Henri po ashtu ka mbi 70 medalje të fituara në kompeticione të ndryshme kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.

Pasi u njohën me profilin e tij, ka qenë Malbora ajo që ka dalë dhe e ka pritur, për ta çuar më pas në Arenë, atje ku po i prisnin edhe fermerët e tjerë.