Fituesja e “BB VIP 5”, Selin Bollati, ka folur në emisionin “Goca dhe Gra” lidhur me aludimet që kanë qarkulluar për babain e saj, duke mohuar kategorikisht zërat se ai ndodhet në burg.
Ajo u shpreh se mungesa e tij në finalen e spektaklit ka sjellë shumë komente në publik, por sipas saj, realiteti është krejt tjetër.
“Babi ka qenë shumë optimist për gjendjen time. Kemi folur shkurtimisht çdo ditë nga pak. Babi ndodhet jashtë, jeton dhe vepron jashtë vendit. Gëzon liri të plotë. Absolutisht që nuk është në burg, nuk ka ardhur sepse është në probleme dokumentacioni është në pritje të dokumenteve. Nuk ndodhet në burg“, sqaroi Selin.
Gjatë emisionit, diskutimi mori një kthesë të papritur kur në studio iu shfaq një foto e babait të saj, ku ai shihej duke bërë gjestin viral të njohur nga vajza e tij gjatë pjesëmarrjes në reality show.
Ky moment u prit me reagime në studio, duke shtuar edhe më shumë vëmendjen ndaj deklaratave të saj dhe debatit që ka shoqëruar fituesen e “BB VIP 5” pas përfundimit të spektaklit.
Pamjet dhe sqarimet e Selin Bollatit kanë rikthyer edhe një herë në vëmendje diskutimet mbi jetën e saj private dhe aludimet që kanë qarkulluar gjatë dhe pas formatit.
Megjithatë, ajo ka këmbëngulur se gjithçka është keqinterpretuar dhe se babai i saj nuk ndodhet në burg, duke kërkuar që situata të mos keqkuptohet më tej nga publiku.
