Paralajmërimet për padi s’i bëjnë përshtypje: Rogerti poston këtë video për Selin!

Drama mes tyre duket se nuk ka fund! E ftuar mbrëmë në “Goca dhe Gra”, Selin Bollati nuk i ka kursyer fjalët për videon e Rogert Sterkajt, i cili vazhdon të performojë këngën e famshme që i dedikoi asaj në shtëpi.

A do ta shohim dyshen në dyert e gjykatave? Selin thotë jo, por mesazhi i saj ishte i qartë: “Tek pjata ime, unë ha në emrin e Selin, ndërsa Rogerti paska dëshirë të ecë me emrin tim.”

​Ndonëse rrethi i saj i ngushtë e ka këshilluar ta hedhë në gjyq për shfrytëzimin e emrit, ish-banorja ka vendosur t’ia lërë drejtësinë në dorë të Zotit.

​Po a ia ndjeu fare Rogertit për këtë paralajmërim? As pak! Në vend që të tërhiqej, ish-konkurrenti tregoi një shpërfillje totale.

Nga një resort luksoz, duke na ekspozuar orën e shtrenjtë dhe duke shijuar pushimet, ai ka hedhur sot një tjetër video ku këndon vargjet e modifikuara: “Alla ja Selina, alla ja Dubai, alla ja Khalifa”.

​Duke e quajtur një “bombë”, ai po e shfrytëzon në maksimum gjithë këtë zhurmë mediatike për të paralajmëruar atë që e quan hitin e vitit.

Me sa duket, loja me emrin e Selinës është kthyer në strategjinë perfekte të marketingut për projektet e tij të reja muzikore!