Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani, ka reaguar së fundmi ndaj zërave që qarkullonin në rrjet për një lidhje të mundshme romantike me ish-banorin tjetër, Toney.
Përmes një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Alba është pyetur drejtpërdrejt nëse mes saj dhe Toneyt ka diçka më shumë sesa shoqëri.
Ajo i ka mohuar kategorikisht këto thashetheme, duke sqaruar se marrëdhënia e tyre është thjesht miqësore dhe profesionale.
“Jo çdo djalë dhe vajzë që shihen bashkë janë çift. Ndonjëherë janë thjesht dy njerëz që flasin, punojnë… pa pasur nevojë për etiketa,” është shprehur ajo, duke i dhënë fund aludimeve që kishin nisur në rrjetet sociale.
Më tej, Pollozhani ka folur edhe për jetën e saj private, duke theksuar se është një person mjaft diskret kur bëhet fjalë për marrëdhëniet personale dhe familjare.
Ajo shtoi se nuk e ka në plan të ekspozojë jetën e saj sentimentale në rrjete sociale derisa të jetë e sigurt.
“Kur të vijë momenti që jam me dikë në krah, do të jetë një moment që do ta publikoj me unazë në gisht. Por me aq sa di unë, asnjë vajzë nuk nxjerr në foto dikë që po e njeh apo në fillimet e lidhjes,” u shpreh ajo, duke shtuar me humor se beson edhe te “syri i keq”, ndaj do të ishte e kujdesshme edhe në publikime.

Screenshot
