“Çmimi ishte i paracaktuar!” / Ish-banori i BBVA nxjerr provat dhe teorinë e fortë pas fitores së Selin

Fitorja e Selin në “Big Brother VIP Albania 5” ka shkaktuar jo pak zhurmë dhe debate në rrjet.

Por, ai që i ka hedhur “benzinë në zjarr” vetëm pak orë pas finales është ish-banori i këtij formati, G-Bani.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ai ka ngritur akuza të forta, duke deklaruar hapur se gjithçka ka qenë një skenar i mirëmenduar nga produksioni.

Për të mbështetur pretendimet e tij, G-Bani ka rishpërndarë një screenshot të një statusi të publikuar që në datën 2 Prill nga Loki Magazine, shumë kohë para finales.

Në këtë postim, ai kishte parashikuar saktësisht skenarin: Selin fituese dhe Rogertin në vendin e katërt.

Vendin e parë dhe të katërt, në kokë. Vendin e dytë 50%. Vendin e tretë parashikova partneren me 50%,” – shkruan ai krahas imazhit.

Por, ai nuk është ndalur me kaq. Përmes një teksti të gjatë të titulluar “koha për pak teori konspirative”, ish-banori ka bërë një analizë të ashpër të arsyeve që, sipas tij, shtynë produksionin ta shpallte Selinën fituese.

G-Bani pretendon se edicioni i kaluar u perceptua si një “skandal” dhe denigrues ndaj figurës së femrës, ndaj këtë vit produksionit i duhej patjetër një imazh i “femrës së fortë” për të pastruar këtë perceptim.

Sipas G-Banit, prapaskenat e kësaj fitoreje lidhen me disa pika kyçe:

Profili i kërkuar: Produksionit i duhej një vajzë e re, 23 vjeçare, prezantuese dhe balerinë (të cilën ai e quan “Protege e Gjebreas”), në mënyrë që të tërhiqte rininë, të prekte prindërit dhe t’i shërbente televizionit pas formatit.

Votat e Kosovës: Ai pretendon se strategjia për të kapur votat nga Kosova u realizua përmes lidhjes së saj me banorin tjetër, Gimbon.

Standarde të dyfishta me ofendimet: G-Bani vë në dukje një detaj të fortë, duke kujtuar se vitin e kaluar banorë u përjashtuan (referuar Jozit) për ofendime dhe viktimizime krahinore. Ndërsa këtë vit, ofendimet mes krahinave (Çamëria vs Gjirokastrës, Mirditës dhe Dibrës) u kaluan nga produksioni vetëm me një “qortim”.

Në mbyllje të analizës së tij, G-Bani thekson se përpjekja e produksionit për të krijuar një “simbol të qëndresës heroike të feminizmit televiziv” ka dështuar.

Me tone mjaft të ashpra, ai shprehet se fituesja do të mbahet mend më shumë për dinamikat e saj brenda shtëpisë, duke iu referuar qëndrimit në “krevatin e atij tjetrit nga WestSide Family, burrë i martuar”.