Mbyllet sondazhi ‘Online’! Publiku vendosi: Ja kush shpallet fitues i BBVA 5 sipas ndjekësve

Pak orë para se të ndizen dritat e finales së madhe të “Big Brother VIP Albania 5”, sondazhi ynë online ka përfunduar dhe mijëra ndjekës kanë dhënë verdiktin e tyre!

Përgjatë 24 orëve të fundit, votat kanë folur qartë për preferencat e publikut në rrjet.

Nga mbi 15,000 vota të mbledhura në total, diferenca ka qenë mjaft e ndjeshme, duke nxjerrë një pretendent kryesor për çmimin e madh.

Kështu janë ndarë votat e publikut online:

Mateo (53% – 8,138 vota): Renditet bindshëm në vendin e parë, duke marrë më shumë se gjysmën e votave totale.

Selin (35% – 5,352 vota): Pozicionohet e dyta, duke u treguar një konkurrente e fortë dhe e vetmja që i është afruar Mateos në shifra. Rrugëtimi i saj dhe karakteri i prerë kanë bërë për vete një pjesë të madhe të audiencës.

Miri (11% – 1,671 vota): Pavarësisht “surprizës nga qielli” me parashuta mbi Tiranë ditën e sotme, Miri është renditur i treti në këtë sondazh, duke lënë pas një diferencë të madhe me dy të parët.

Rogerti (2% – 293 vota): Ndodhet në vendin e fundit me një përqindje mjaft të ulët, duke mos arritur të bindë masën e gjerë online.

Sondazh i Lokimagazine.com

Sondazh i Lokimagazine.com

Ndonëse ky është vullneti i shprehur nga mijëra ndjekës online, duhet theksuar se verdiktin final dhe zyrtar e jep vetëm televotimi i produksionit.

A do të përputhet ky sondazh me rezultatin e vërtetë sonte në mbrëmje? E gjitha mbetet për t’u parë!