“Unë e kam hedhur një hap para teje”/ Vanesa në lot gjatë bisedës me Indrin: Tani më thua të rri larg…

Dinamikat në “Ferma VIP” po marrin një kthesë gjithnjë e më të fortë emocionale. Pas momenteve të afërta dhe puthjeve që ndezën rrjetin, dyshja më e komentuar, Indri dhe Vanesa, po kalojnë një krizë të vërtetë, e cila ka kulmuar me lot dhe rrëfime mjaft personale.

Në një bisedë të fundit, Vanesa nuk ka mundur t’i mbajë lotët përballë vendimit të papritur të Indrit për t’u tërhequr dhe për t’i kërkuar distancë.

E lënduar nga ky ndryshim i menjëhershëm i sjelljes, ajo i është drejtuar mes lotësh:

Unë e kam hedhur një hap para teje, dhe kur më thua tani që të rri larg teje, unë ndihem…”

Përballë lotëve të Vanesës, Indri ka vendosur të jetë transparent, duke zbuluar arsyen e thellë dhe delikate që e pengon të nisë një romancë të re. Ai ka rrëfyer se nuk është gati për një lidhje, dhe shkaku kryesor është djali i tij 4-vjeçar.

Indri e ka cilësuar divorcin e tij të dy viteve më parë si një traumë, gjë që e ka bërë të distancohet nga çdo marrëdhënie tjetër sentimentale.

Shqetësimi i tij më i madh është djali i tij, i cili, sipas Indrit, nuk është ende në moshën e duhur për t’i shpjeguar përfshirjen e një gruaje të re në jetën e tij.

Hezitimi i Indrit ka ngjallur reagime jo vetëm te Vanesa, por edhe te banorët e tjerë, të cilët e shohin këtë si një lojë me ndjenjat e saj.

Gjatë një debati në shtëpi, Ola e ka vendosur Indrin me shpatulla pas murit me një pyetje mjaft të drejtpërdrejtë:

Po kur s’do lidhje, pse iu afrove atëherë?”

Indri u përpoq të justifikohej duke thënë shkurt: “Se e pëlqeva.”

Por Ola nuk e ka lënë me kaq, duke e replikuar ashpër: “Po si? E pëlqeve, por pastaj s’do ta konsolidosh si marrëdhënie?”

Jo,” – ka qenë përgjigjja e prerë e Indrit, duke i lënë të gjithë pa fjalë.

Kjo situatë e ka vendosur Vanesën në një pozicion mjaft të vështirë dhe të lënduar emocionalisht.

Tashmë ngelet për t’u parë nëse ajo do të gjejë forcën të distancohet përfundimisht nga ky raport i paqartë, apo nëse tërheqja e saj ndaj Indrit do ta mbajë ende “peng” të kësaj situate brenda fermës.