“Sa të jem unë këtu, ajo nuk fiton!” / Kriset keq miqësia, Adioni shpërthen në deklarata të forta kundër Mozës (Video)

Dinamikat në “Ferma VIP” po ndryshojnë me shpejtësi dhe ajo që dikur dukej si një nga aleancat apo miqësitë më simpatike brenda shtëpisë, tashmë po kthehet në një rivalitet të hapur.

Raporti mes Adionit dhe poetes Mimoza Ahmeti duket se ka marrë një krisje të fortë, e cila është vërtetuar së fundmi nga deklaratat e ashpra të Adionit në oborrin e fermës.

Në një video që po qarkullon në rrjet, Adioni shfaqet në një bisedë me banorët e tjerë në orët e vona të natës, ku nuk i ka kursyer aspak ironitë dhe analizat “therëse” për strategjinë e Mozës.

Sipas tij, gjithë zhurma dhe vëmendja që ajo po merr nuk do ta çojë drejt triumfit në këtë reality show.

Duke e zhvlerësuar lojën e saj, ai thekson se i vetmi përfitim i poetes nga ky format do të jetë vëmendja kalimtare në rrjetet sociale:

Ajo nuk ka për të fituar asgjë këtu, përveçse do bëhet personazh TikTok-u.”

Por, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e publikut dhe ka nxitur komente të shumta është zotimi i tij personal si një pengesë e pakapërcyeshme për rrugëtimin e saj. Me një ton mjaft të prerë, Adioni shton:

Sa të jem unë këtu, ajo nuk fiton!”

Gjatë këtij diskutimi, ai lë të kuptohet se është i vetëdijshëm për mënyrën se si Moza po i “shfrytëzon” situatat dhe banorët (duke përmendur se si ka përdorur Xhesin apo të tjerë), por i bën të qartë grupit se me të, kjo skemë nuk funksionon.

Ky shpërthim tregon qartë se “lufta” e ftohtë mes tyre ka nisur zyrtarisht. Mbetet për t’u parë se kur do të ndodhë përplasja ballë për ballë dhe si do të përgjigjet Moza ndaj këtyre komenteve nga personi që ajo e konsideronte si të afërt!