Në një kohë kur vëmendja e publikut është e përqendruar te dinamikat e forta dhe debatet e ditëve të fundit në shtëpinë e “Ferma VIP”, një tjetër detaj jashtë rrethimit të fermës ka tërhequr vëmendjen e rrjetit.
Këtë herë bëhet fjalë për ish-moderatoren e sezonit të dytë të këtij formati, Luana Vjollca.
Siç dihet tashmë, ky sezon i ri i reality show-t i është besuar moderatores Arbana Osmani dhe stafit të saj.
Së fundmi, përmes disa pamjeve (para dhe pas) që po qarkullojnë me shpejtësi në rrjetet sociale, vihet re se Luana ka marrë një vendim në llogarinë e saj në Instagram: ajo ka hequr nga lista e personave që ndjek faqen zyrtare të “Ferma VIP”.


Ndonëse ky lajm po merr vëmendje maksimale pikërisht tani, pas dramave të bujshme të ndodhura në spektakël, mbetet ende e paqartë nëse ky veprim i Luanës është një reagim i heshtur momental apo nëse ajo e ka ndërmarrë këtë hap që në nisje të sezonit, pasi nuk ishte më pjesë e drejtimit të tij.
