Hapet Poll-i Online për zgjedhjen e finalistit të BBVA 5

Ethet e finales kanë arritur kulmin! Jemi vetëm një hap larg spektaklit të madh që do të kurorëzojë fituesin e këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”.

Pas muajsh të tërë të mbushur me emocione të forta, debate të ashpra, dinamika të papritura dhe rrëfime tronditëse, gjithçka tashmë reduktohet në katër emra.

Tashmë është radha e publikut të flasë! Ne kemi hapur sondazhin tonë online për të matur pulsin e ndjekësve pak para se spektakli të ndezë dritat për herë të fundit.

Cili do të shpallet fitues i BBVA 5?

Miri
Mateo
Selin
Rogerti

Sondazhi do të mbetet i hapur deri nesër në mbrëmje në orën 20:00, saktësisht vetëm një orë përpara se të nisë zyrtarisht transmetimi i finales së madhe.

Shprehni preferencën tuaj, klikoni mbi emrin e banorit që doni të shpallni fitues dhe ndajeni këtë sondazh me miqtë.

Vota juaj vlen për të parashikuar se kush do të jetë ai ose ajo që do të fikë dritat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri!