Vetëm pak kohë më parë, ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, deklaroi në Top Albania Radio se lidhja e tij me Inën kishte përfunduar, duke lënë të kuptohej se mes tyre nuk kishte më asgjë romantike.
Megjithatë, një video e publikuar nga “Fan Club” në Instagram ka ngritur sërish pikëpyetje.
Në pamje, dyshja shfaqet shumë e afërt: Keijsi shihet duke i bërë foto Inës, ndërsa më pas ajo afrohet pranë tij, duke krijuar një atmosferë që duket më shumë se miqësore.
Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar për të sqaruar situatën, duke e lënë të paqartë nëse kemi të bëjmë me një ribashkim apo thjesht një raport të mirë pas ndarjes.
Kujtojmë se Keijsi dhe Ina u njohën fillimisht në “Përputhen”, ku e cilësuan marrëdhënien e tyre si miqësi. Në atë periudhë, ai ishte i lidhur me Stelinën, një tjetër ish-konkurrente.
Më vonë, gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, raporti mes Keijsit dhe Inës mori një tjetër drejtim, duke u shoqëruar edhe me momente intime, përfshirë puthje në buzë.
