“Je bërë një kuçkë ti…”/ Çfarë ndodhi mes Mozës dhe Zhakut? (Video)

Inida Gjata, e njohur gjerësisht nga publiku si Zhaku, është një nga hyrjet më të reja në “Ferma VIP”, por duket se nuk ka pasur aspak nevojë për kohë përshtatjeje.

Ajo ka hyrë me një vrull të madh në format, duke u përfshirë menjëherë në qendër të lojës, duke nisur nga rrëfimet e forta personale e deri te debatet dhe dinamikat me banorët e tjerë.

Megjithatë, një episod i fundit mes saj dhe shkrimtares Mimoza Ahmeti ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen e shikuesve.

Duket se Zhaku ka vendosur të “ngacmojë” plagët e hapura të shtëpisë, duke sjellë sërish në vëmendje fjalën që shkaktoi stuhinë më të madhe të këtij edicioni dhe që solli eliminimin e menjëhershëm të Olës me vendim të publikut.

Teksa Moza ishte duke ngrënë e qetë, Zhaku i është afruar dhe, duke e përdorur situatën e ditëve të fundit si një mjet për ironi dhe provokim, i është drejtuar drejtpërdrejt. *”Ç’je bërë një kuçkë ti moj…”*, i ka thënë ajo, duke risjellë në skenë termin e shumëdiskutuar.

Ajo që ka befasuar publikun nuk ishte vetëm guximi i Zhakut për të përdorur këtë fjalë, por sidomos reagimi i ftohtë dhe i papritur i Mozës. Pa e zgjatur bisedën dhe pa e marrë si një sulm për të nisur një debat, shkrimtarja e ka kaluar situatën me sportivitet dhe ia ka kthyer shkurtimisht e me vetëbesim: “Jam!”

Ky shkëmbim batutash po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

Ky moment tregon qartë se Zhaku ka ardhur me një strategji të mirëmenduar për të trazuar ujërat dhe për të testuar karakteret e fermerëve, ndërsa Moza nga ana tjetër vërteton edhe një herë se di shumë mirë se si t’i përballojë provokimet, duke i çarmatosur kundërshtarët me përgjigje të prera.