Ndodh e papritura! Indri dhe Vanesa shkëmbejnë puthje pasionante në buzë! (VIDEO)

Ajo që dukej e vështirë për shkak të rrethanave sapo ka ndodhur!

Dyshja më e komentuar e momentit në “Ferma VIP”, Indri dhe Vanesa, kanë lënë mënjanë çdo hezitim dhe i janë dorëzuar ndjenjave duke shkëmbyer puthjen e parë në buzë.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit, dyshja shihet gjatë festës së organizuar mbrëmjen e djeshme në oborrin e fermës.

Të veshur në stilin “country” dhe teksa kërcenin të përqafuar nën ritmet e muzikës, ata janë afruar me njëri-tjetrin dhe kanë ndarë një puthje mjaft pasionante, duke konfirmuar kështu romancën e tyre.

Ky moment vjen si një kthesë e madhe dhe e papritur, sidomos pas rrëfimit të Vanesës vetëm pak ditë më parë në dhomën e “Agait”.

Kujtojmë se ajo pranoi mes lotësh afrimitetin me Indrin dhe i kërkoi ndjesë publike partnerit të saj që ndodhej jashtë formatit, duke u shprehur se ndihej e rënduar psikologjikisht.

Megjithatë, kjo puthje dëshmon se tërheqja mes tyre ka qenë më e fortë se dilemat. Tashmë, me këtë hap të guximshëm, Vanesa duket se ka bërë zgjedhjen e saj përfundimtare, duke nisur zyrtarisht një lidhje të re brenda shtëpisë.

Mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin dinamikat tani e tutje dhe si do ta presin banorët e tjerë këtë çift të ri!