Gerta Gixhari kritikon ashpër Selinën: Bën fajtor familjarët e saj gjithashtu

Gjatë puntatës së fundit në emisionin “Fan Club BBVA”, Gerta Gixhari ka bërë një analizë të mprehtë dhe mjaft kritike lidhur me rrugëtimin e Selinës në “Big Brother VIP 5”.

Sipas Gertës, pika më e dobët në strategjinë e kësaj finalisteje ka qenë varësia dhe ndikimi i vazhdueshëm nga informacionet e marra jashtë mureve të shtëpisë.

Ajo ka theksuar se këto ndërhyrje e kanë bërë Selinën më pak të pavarur në vendimmarrjet e saj, duke ia humbur busullën dhe duke e vendosur shpesh në pozita shumë të vështira, si në aspektin emocional ashtu edhe në atë strategjik.

Një nga thekset e analizës së Gertës ishte roli i familjarëve në rrugëtimin e Selinës. Ajo e konsideroi një gabim të madh praninë e kunatës në lojë dhe letrat paralajmëruese, të cilat sipas saj, e devijuan tërësisht nga loja e saj fillestare.

Nëse Selin do të kishte qenë e izoluar vërtet, Gixhari beson se loja do të kishte qenë shumë më e fortë dhe sfiduese për kundërshtarët e saj kryesorë, si Miri.

Duke argumentuar qëndrimin e saj, Gerta u shpreh hapur:

Selin ka luajtur gjithë kohën me informacione nga jashtë. Ka pasur kunatën brenda, letrën e babait. Ndryshoi krahun e lojës. Mos të kishte informacione nga jashtë do bënte lojë totalisht tjetër. Do ishte lojë më e bukur, më sfiduese për të dhe Mirin. Për mua ishte shumë gabim ndërhyrja e familjarëve që ia prishën lojën dhe që e vunë me pozita aq të vështira që s’dëgjoi as të atin, as të ëmën, as kunatën.”