Gjatë spektaklit të sotëm në “Ferma VIP”, një nga momentet më të ndjera dhe më të komentuara ka qenë rrëfimi i Vanesës në dhomën e “Agait”.
Përballë moderatores Arbana Osmani, ajo ka folur hapur për afrimitetin e madh që ka krijuar me Indrin gjatë këtyre 6 ditëve të qëndrimit në fermë.
Pas transmetimit të një klipi që përmblidhte momentet e tyre të afërta, përqafimet, puthjet dhe bisedat e ngrohta, por edhe lotët e Vanesës nga presioni psikologjik, kjo e fundit nuk e ka fshehur dot konfuzionin e saj emocional.
Ajo ka pranuar afrimitetin, por ka theksuar hapur se është në një lidhje jashtë formatit.
Gjatë bisedës, Arbana e ka pyetur drejtpërdrejt mbi ndjenjat e saj, duke sjellë një dialog mjaft të sinqertë:
Vanesa: “Kemi një afrimitet që njerëzit e shohin, nuk mund ta mohoj, por unë e kam një status. Jam e lidhur, kam dikë jashtë.”
Arbana: “Dhe Indri të ka tronditur ndopak lidhjen dhe ndjenjat që ti ke për personin jashtë? Pra, kur thua jam e ngarkuar, nuk ia dal dot, kur qan, ky dualizmi ka të bëjë me Indrin apo jo?”
Vanesa: “Pak po.”
E pyetur nëse ka ndjenja përtej miqësisë për Indrin, Vanesa u përgjigj me hezitim se “në këtë moment ajo çka ne jemi është miq”.
Megjithatë, kulmi i emocionit arriti kur u pyet nëse kishte një mesazh për partnerin e saj që po e ndjek nga jashtë.
Arbana: “Nëse këtë program është duke e parë edhe i dashuri yt, a do doje t’i thoje diçka?”
Vanesa: “Do t’i thoja më fal.”
Arbana: “Po pse ndihesh fajtore?”
Vanesa (duke qarë): “Nuk dua të prek apo të lëndoj askënd, këtu brenda apo jashtë, dhe mendoj që e kam bërë pak.”
Ky rrëfim mes lotësh lë të kuptohet se marrëdhënia me Indrin e ka vendosur Vanesën në një udhëkryq të vështirë emocional, duke e bërë të ndihet në faj përballë lidhjes së saj në jetën reale. Tashmë mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet mes dyshes në ditët në vijim.
